Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast është ekspozuar edhe një armë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në fshatin Zhegovc, Gjilan.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarve, me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Crvena Zastava me një karikator me 14 fishek të cal. 9 mm.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/