Site icon Telegrafi

Vrasje në Shkup, policia me detaje

MPB Maqedoni është prononcuar rreth një ngjarje makabre në Shkup, ku ka mbetur i vrarë një 56 vjeçar nga Shkupi, pas një incidenti të armatosur në kryeqytet.

“Në orën 18:10, SPB Shkup ka raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e poshtme për në të Epërmen, N.T. e gjeti vëllain e tij Z.T. (56) pa shenja jete dhe me palgë në trup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë për AlsatM nga MPB-ja.

Exit mobile version