Telegrafi

Vrasje në Shkodër

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur në lagjen ‘Zdrale’, ku 40-vjeçari Kujtim Vajushi është qëlluar disa herë me armë zjarri, teksa po ecte në rrugë, nga një person ende i paidentifikuar, transmeton BW.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorin e vrasjes. /Telegrafi/