Site icon Telegrafi

Vrasje në Reçicë të Vogël, burri qëllon për vdekje gruan e tij

Tetovari 53-vjeçar mbrëmë rreth orës 22:30 ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij, një vit më të re dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e bashkëshortëve në rrugën “Lubotenska” në Reçicë të Vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas gjuajtjes ndaj bashkëshortes, i dyshuari ka dalur nga shtëpia dhe ka gjuajtur edhe ndaj një shofer taksi, por nuk ka lënduar askënd dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga SPB thonë se ndërmarrin aktivitete për gjetjen e të dyshuarit dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga Prokuroria Publike dhe ekipi i SPB Tetovë, ndërsa më shumë detaje priten gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Exit mobile version