Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e orës 03:30 të ditës së sotme ka ndodhur një vrasje në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima mashkull i komunitetit ashkali, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarin mashkull poashtu i komunitetit ashkali, ishte përleshur fizikisht me të.
Me të arritur në vendin e ngjarjes njësiti policor ka vërejtur se viktima ishte i alivanosur, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.