Telegrafi

Vrasje në Klinë

Sipas kumtesës, Policia është njoftuar për këtë vrasje sot rreth orës 09:10 përmes telefonit.

“Njësitë reaguese të policisë,dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes dhe kanë arrestuar edhe personin e dyshuar, shtetasin N.J.(1961),të cilit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast”, thuhet në kumtesë.

“Njësitë përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, përderisa në vendngjarje kanë arrit edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale,dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit të çështjes kanë filluar këqyrjen e vendit për të mbledhur prova dhe dëshmi rreth vrasjes. Viktimë e kësaj vrasje është Gjergj J.(1961), të cilin e kishin dërguar të afërmit e tij në Q.M.Failjare në Klinë dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e shkaktuar nga arma e zjarrit”, thuhet në kumtesë.

Sipas hetimeve preliminare dyshohet se deri të incidenti kishte ardhur pas një konflikti verbal dhe fizik në mes të dyshuarit dhe viktimës. /Telegrafi/