Site icon Telegrafi

Vrasje në Istog, dyshohet edhe për të plagosur

Në qendër të Istogut ka ndodhur një përleshje me armë zjarri.

Dyshohet se dy persona kanë vdekur, ndërkaq njëri nga ta është një polic.

Rasti ka ndodhur pasi dyshohet se persona të armatosur kanë tentuar të hyjnë në bankën NLB në Istog.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë zyrtarët policorë në Istog, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati, Besnik Berisha.

“Edhe një plaçkitje e armatosur, kësaj radhe në Istog, por me gjasë kësaj radhe hajni është përballur me forcën proporcionale të Policisë dhe dyshohet se mund të jetë privuar nga jeta. Tejet shqetësuese dhe për keqardhje që edhe më tutje kemi raste të tilla në vendin tonë”, ka shkruar Berisha në Facebook./Telegrafi

Exit mobile version