Site icon Telegrafi

Vrasje në Gjevgjeli, pas një fjalosje për telefonin celular

Dy persona janë arrestuar për shkak të vrasjes së B.R.(41) nga Gjevgjelia i cili mbrëmë rreth orës 7 është gjetur i vdekur me lëdnime në kokë.

Të dyshuar janë K.I. (31) për kryerje të vrasjes dhe R.K. (43) për ndihmë gjatë vrasjes.

Sipas policisë, rasti për personin e vdekur është denoncuar nga një mjek i ndihmës së shpejtë, i cili ka konstatuar vdekjen me shenja të dhunës te personi B.R., i gjetur në shtëpinë e të akuzuarit të dytë R.K.

Ekspertiza ka treguar se para dy ditësh në periudhën nga ora 21 deri në ora 22, në shtëpinë familjare të R.K., kanë qenë ai dhe B.R. Në një çast ka arritur i dyshuari i parë K.I. dhe ka filluar ta akuzojë B.R. se ia ka vjedhur telefonin celular. Më pas K.I. e ka sulmuar B.R. në pjesëne fytyrës dhe ka vazhduar ta godasë në pjesën e kokës deri në vdekje.

Kundër K.I. dhe R.K. nga Gjevgjelia është ngritur padi penale dhe është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh./Telegrafi/

Exit mobile version