Policia në Republikën Jugafrikane ka gjetur trupin e një burri, për të cilin dyshohet se është Milan Gjuriçiq – Miki nga Loznica, i cili është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e Zheljko Razhnatoviq Arkanit.
Sipas informatave jozyrtare, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, personi i vrarë nuk kishte ndonjë dokument në emër të Milan Gjuriçiqit, por një dokument të rremë.
Siç thuhet më tej, ADN-ja e tij do të dërgohet në policinë serbe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për qytetarin serb.
Po sipas mediave serbe, Ministria e Brendshme e Serbisë nuk ka ndonjë njohuri për këtë ngjarje dhe askush nuk ka kontaktuar ata për momentin.
Mediat shkruajnë se Gjuriçiq ka qenë në arrati për 12 vjet.
Zeljko Raznatoviç Arkan, është vrarë më 15 janar 2000 në hotel “Intercontinental” në Beograd, ku në të thuhet se qëlloi Dobrosav Gavric – Dragan Nikolic dhe Milan Gjuriçiq ishin bashkëpunëtorët e tij.
Gjuriçiq dhe Nikoliç u dënuan me 30 vjet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Arkanit, ndërsa Dobrosav Gavric u dënua me 35 vjet. /Telegrafi/