Telegrafi

Vrasje e trefishtë në Shkup

Vetura e tij ishte e parkuar në vendparkingun e rrugës në fjalë. Kur policia gjeti veturën e markës “Opel Astra”, në brendi kishte edhe një person të vrarë që deri më tani ngel i paidentifikuar. Pak më vonë në afërsi është gjetur edhe trupi i një mashkulli, që sipas policisë bëhet fjalë për vrasësin i cili ka kryer vetëvrasje, njofton Shqipmedia.

Vendngjarja është siguruar nga ana e policisë ku po kryhen hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Informacionin e vërtetuan edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për zgjidhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/