Në Çellopek të Komunës së Bervenicës në Tetovë para një ore ka pasur të shtëna, ku sipas informacioneve të para ka edhe të vdekur edhe të plagosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasje të dy personave dhe plagosje të dy tjerëve. Arsyet nuk dihen.
Në vendin e ngjarjes shihen forca të shtuara të policisë dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë. Për të plagosurit është ofruar ndihma e parë mjekësore.
Çellopeku është fshat i Komunës së Bërvenicës, komunë kjo në periferi të Tetovës. /Telegrafi/