Telegrafi

Vrasje e rëndë në Velipojë, katër të vdekur dhe dy të plagosur

Një vrasje e rënë ka ndodhur mbrëmë në Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit, kanë mbetur të vrarë shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Sipas policisë në Shkodër, ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë.

“Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.