Site icon Telegrafi

Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

E plotësuar-  Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, dyshohet se nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B. 1975, zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Haziri mes lotësh: Sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë. /Telegrafi/

———

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.

Sipas informacioneve që ka Telegrafi, dyshohet të jetë një rast familjarë që ka quar deri tek ky incident i rëndë.

Policia ka konfirmuar për Telegrafin se ka pasur të shtëna dhe se ka të vdekur, mirëpo për detaje të tjera kanë thënë se do të informoheni me kohë.

Policia dhe Prokuroria tashmë kanë dal në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version