Site icon Telegrafi

Vrasje dhe vetëvrasje në Shkup

Magazineri i MPB-së, Donço Gj, 44 vjeçar, nga Shkupi, ka vrarë Elena V, 76 vjeçare dhe vajzën e saj, Snezhana V, 47 vjeçare, e më pastaj është vetëvrarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mendohet se vrasja ka qenë e planifikuar disa ditë para se të ndodhë, megjithatë i vetëvrari nuk ka treguar shenja nervoze, apo ndonjë sinjal se ka ndonjë shqetësim familjarë.

Dëshmitarët okular thonë se vrasjes i ka paraprirë një grindje në mes të Donços dhe Snezhanës, që më pastaj të përfundojë gjithçka në vrasje./Telegrafi/

Exit mobile version