Telegrafi

Vrasje me armë zjarri në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë.

Një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.