Site icon Telegrafi

Vrasje me armë zjarri në Laç

Një person dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri pasditen e së hënës në Laç.

A2 CNN mëson se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një 67-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se viktima është Dodë Mamli.

Një nga pistat që po hetohet është hakmarrja.

Pasi Enrik Mamli, djali i viktimës, ka vrarë një person në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë.

Viktimë në atë kohë mbeti Naim Tafa, sherr që kishte nisur për një borxh të pashlyer nga ana e viktimës.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilëz, Zhejë.

Exit mobile version