Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit të Shkodrës.
Viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00.
Por të dhënat e para janë kontardiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen.
Arjan Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë, ndërkohë që Report Tv ka mësuar se Ferracaku, është djali i pronarit të firmës së plastikës dhe drualuminit Ferracaku në Shkodër, Kujtim Ferracakut.
Arjan Ferracaku është babai i dy fëmijëve të mitur.
Ferracaku është pronari i hotel “Fantazia“ në Velipojë, që në zone përdoret edhe si orientim. 31-vjeçari, posedon edhe një restorant në Zus, sapo kalon urën e re të Bunës.
Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.
Report Tv sjell ekskluzivisht pamje nga vendi i ngjarjes, ku është gjetur viktima, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH-së. Janë mbi 40 forca policie që ndodhen në vendin e ngjarjes.
Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët që të afrohen pranë vendit të ngjarjes.
Dyshohet se vrasja e Arjan Ferracakut është e lidhur me përplasjet mes bandave në qytetin e Shkodrës. /shqiptarja.com/