Telegrafi

Vrasja me “top për joga”: Përdori gazin helmues për të vrarë gruan dhe vajzën, burri dënohet me burg të përjetshëm

Një anestezist është dënuar me burg të përjetshëm në Hong Kong për vrasjen e gruas së tij dhe vajzës adoleshente duke përdorur një top joga të mbushur me monoksid karboni që ai kishte vendosur në makinën e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, profesor Khaw Kim-sun, 53 vjeç, shkundte kokën dhe shikonte fëmijët e tjerë të ulur në gjykatë të mërkurën – njëri prej fëmijëve shpërtheu në lot.

Prokurorët i kishin thënë gjykatës së lartë se Khaw, nga Malajzia, se ai e la topin brenda një makine, ku edhe gazi mbytës shpërtheu dhe i mbyti ato.

Gruaja e tij, Wong Siew-fing dhe vajza e tij Lily, 16 vjeçe u gjetën në anë të rrugës në një Mini Cooper të verdhë të mbyllur, në vitin 2015, në një rast që fillimisht e habiti policinë.

Çifti ishte certifikuar i vdekur në të njëjtin spital ku kishte punuar Khaw dhe një ekzaminim pas vdekjes nxori përfundimin se ata kishin vdekur nga inhalimi i monoksidit të karbonit.

Ndërkohë, policia gjeti një top të jogas në pjesën e prapme të makinës.

Prokurorët akuzuan Khaw, një specialist i anesteziologjisë dhe një profesor i asociuar në Universitetin Kinez të Hong Kongut, për të fshehur një komplot vrasje, sepse ai kishte një lidhje me një student.

Gjykata dëgjoi gjithashtu më herët në gjyq se Khaw u kishte thënë kolegëve se kishte planifikuar të përdorte gazin në lepujt.

Ai më vonë i tha policisë se ai kishte marrë atë për të hequr qafe minjtë në shtëpi.

Profesori i tha policisë pas arrestimit të tij se Lily dinte për gazin e rrezikshëm në topin e yogës dhe sugjeroi që ajo mund të kishte dashur ta vriste. /Telegrafi/