Site icon Telegrafi

Vrasja tek ish-Blloku, shkak hakmarrja

22-vjeçari është kapur në një banesë shumë larg shtëpisë së tij, i strehuar nga të njohurit e vet, të cilët janë shoqëruar që të gjithë dhe do të jenë në dispozicion të hetimit.

Policia, ka bërë publike pak detaje në lidhje me dyshimet që çuan në identifikimin e Marklen Hakajt, edhe pse autori i atij ekzekutimi mund të jetë vrasësi më me shumë dëshmitarë në historinë 20-vjeçare të krimit në vend.

Motivi që policia ka hetuar për të shkuar tek autori Marklen Hakaj është hakmarrja. Sipas tyre, mendohet se 22-vjeçari u hakmor për vrasjen e vëllait të tij shtatë vite më parë në Nikël, një nga zonat më të përgjakura në vend, për vrasje mes fisesh. Roland Haka është djali i Lutfi Hakajt, i cili u vra në rrethana misterioze, ndërsa asokohe Nadien (Bledar) Zeneli ishte dhëndër në fisin e Hakajve.

Gjithçka u la në harresë, pasi dibrani jo vetëm që ishte dhëndër fisi, por madje u tha se ishte edhe krahu i djathtë i “të fortëve” të Hakajve, të cilët u përfshinë në vrasje dhe u vranë.

Emri i dibranit u lakua jo pak kohë si i përfshirë në vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, për të cilët sot e asaj dite akuzohen dy djemtë nga Vlora, Sokol Halilaj dhe Gramoz Rexhepi. Policia e Tiranës, menjëherë pas vrasjes nisi të merrej me skedën personale të viktimës, që nga dyshime mbi prishje pazaresh e deri në hetim të përplasjeve për zotërim kromi në Bulqizë, raportoi BW. /Telegrafi/

 

Exit mobile version