Site icon Telegrafi

Vrasja së shqiptares shtatzënë në Greqi, detaje tronditëse dalin për ngjarjen

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të Georgia Muratit në Greqi.

41-vjeçarja shtatzënë u ekzekutua natën e ndërrimit të viteve nga bashkëshorti i saj grek, i ndihmuar dhe nga një miku i tij.

Siç rezultoi nga hetimi i policisë greke, dy personat i kishin zënë pritë në banesën e partnerit dhe në momentin që ajo mbërriti, nën kërcënimin e thikës i kanë vënë prangat i bllokuan gojën me ngjitës.

Ata më pas e çuan atë në dhomën e gjumit, ku i shkaktuan plagë të shumta me thikë në zonën e qafës së mitrës së majtë dhe të djathtë.

Më pas morën një valixhe në bagazh dhe në të venmdosën trupin e gruas së pajetë, të cilin më pas e transportuan me makinë në një zonë me shkurre në Halkidiki.

Më pas janë kthyer në vendin e krimit, ku janë përpjekur të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën dhe duke hedhur në mënyrë të njëpasnjëshme provat e krimit, si rrobat dhe sendet personale të viktimës, mjetet e ekzekutimit, si dhe dyshekun e krevatit.

Pasi kanë kryer veprimet e mësipërme, kanë vendosur mbi shtrat një dyshek tjetër.

Dy burrat pretendojnë se nuk kanë dashur ta vrisnin gruan fatkeqe, por ta grabitnin.

Shoku i partnerit të 41-vjeçares tha se ishte thirrur për ta ndihmuar 39-vjeçarin për një grabitje dhe jo për vrasje.

Edhe partneri pretendon se donin ta lidhnin gruan për të shkuar më pas në shtëpinë e prindërve dhe për të kërkuar para.

Por sipas ekspertëve plani i grabitjes është inskenuar për të fshehur planin e vrasjes me paramendim. /Telegrafi/

Exit mobile version