Site icon Telegrafi

Vrasja që kishte ndodhur në vitin 2021 në Mitrovicë, dënohet me 20 vjet burgim i akuzuari

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dënuar me 20 vjet burgim SH.A pasi i njëjti kishte vrarë V.F në tregun e gjelbër.

Gjykata ka njoftuar se rasti kishte ndodhur në rrugën “Adem Voca”, transmeton Telegrafi.

“Sepse me datë 17.04.2021, rreth orës 12:40 minuta në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca” në brendi të tregut të gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri te konflikti fizik. Ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me c`rast i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi të markës “XDM” me nr. serik 019-04 prodhim kroatë dhe shtënë në viktimën duke e goditur në pjesën e përparme të trupit nën harkun brinjor.

Me c`rast predha kalon nëpër indet të buta të kavitetit abdominale, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si pasojë e të cilave vdes, të shtënat goditin edhe të dëmtuarin L.F., dhe i shkakton plagë në regjionin e veshkës së majtë si dhe kalimtarin e rastit A.A:, në regjionin e përparme anësor të kofshës së majtë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këtë ka kryer veprën penale – Vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 pika 1.5 të KPRK./Telegrafi/

 

Exit mobile version