Site icon Telegrafi

Vrasja me plumb në zemër që zbuloi grupin e prostitucionit, shkatërrohet banda shqiptare

Detaje të reja bëhen me dije nga aksioni i policisë italiane që shkatërroi një grupi kriminal shqiptar i akuzuar për shfrytëzimin për prostitucion të vajzave nga Europa Lindore, mes të cilave dhe një e mitur.

Prokuroria e Komos ka lëshuar flet arreste për 21 shtetas shqiptarë e një shtetase rumune. Masa që jo të gjitha janë ekzekutuar nga policia. Disa nga shqiptarët e dënuar janë shpallur në kërkim. Ndërsa dy nga shqiptarët e kësaj bande kontrollonin aktivitetin e tyre nga burgu i Monzës dhe burgu Opera i Milanos ku ndodheshin të dënuar për vepra penale të kryera më parë.

Të arrestuarit janë të gjithë banorë në provincën e Brianzas dhe Komos dhe kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në gjithë territorin mes Milanos dhe Komos.

Në një dalje për mediat, zyrtarë të policia italiane kane zbardhur disa nga detajet e këtij operacioni.

Hetimet kanë nisur pas vrasjes me një plumb në zemër të shqiptarit I.B. më 15 shtatorin e vitit 2017 e arrestimin në kufirin italian me Francën të autorit të këtij krimi, shqiptarit E.B. 34 vjeç.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se vrasja ka lidhje me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. 25 vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion nga grupi i shkatërruar nga policia rrëmbeheshin në vendet e tyre të origjinës si në Shqipëri, Moldavi, Rumani, Hungari. Ato janë të moshës 20-25 vjeçe, por mes tyre ka dhe një vajzë minorene.

Sipas hetuesve italianë, skema kriminale e këtij grupi nuk ishte piramidale, por horizontale. Çdo anëtar i tij zotëronte një zonë të caktuar dhe një vajzë duke nxjerrë fitime që shkonin nga 6-12 mijë euro në muaj.

Ky grup kriminal fitonte duke dhënë me qera dhe vendet e punës në rrugë të vajzave që punonin si prostituta. Fitimi për secilin prej anëtarëve të bandës mund të arrinte dhe në 900 euro në natë.

Gjatë hetimeve të operacionit të shkatërrimit të këtij grupi u sekuestruan dhe 38 kg marijuanë fshehur në një kamion në Brianza, një pistoletë e 25 mijë euro./Panorama/

Exit mobile version