Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës është gjetur i vrarë një person, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në Polici.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti tha për Telegrafin se i shoqëruari në Polici është një 40 vjeçar, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk dihet.
I shoqëruari në Polici dyshohet se kreu vrasjen e sotme në orët e mëngjesit.
Hoti bëri të ditur se kur Policia ka shkuar në vendngjarje, vetura e viktimës ka qenë ende e ndezur dhe me tabela të Krushevacit.
Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin/Telegrafi/