Site icon Telegrafi

Vrasja në Shkodër, arrestohet kushëriri i viktimës pas 21 orësh ndjekje

Forcat speciale RENEA kanë mundur të lokalizojnë dhe arrestojnë pas 21-orësh ndjekje, Lekë Vuksanin, 34-vjeçarin i cili mesditën e të martës ekzekutoi me breshëri kushëririn e tij Petrit Vuksani.

Policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Lexo po ashtu Zbardhet ngjarja në Shkodër, dyshohet se viktima është vrarë nga kushëriri pas një konflikti për pagesën e qirasë

Viktima Petrit Vuksani u qëllua nga kushëriri i tij Lekë Vuksani, në ambientet e banesës së tij në lagjen ‘Skëndërbeg” në Shkodër.

Mësohet se viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, vend në të cilin jetonte dhe punonte.

Lexo po ashtu Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Shkodër, del fotoja e viktimës

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë kërkesa e lekëve të qerasë që viktima i bëri kushëririt të tij 34-vjeçar. Ky i fundit pas konfliktit i ka shkuar me automatik në banesë ku dhe e ka ekzekutuar.

Materialet në ngarkim të autorit 34-vjeçar i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version