Site icon Telegrafi

Vrasja në Prishtinë, nga një muaj paraburgim për dy persona të dyshuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim për të pandehurit A.S. dhe B.S.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se i pandehuri A.S. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërsa i pandehuri tjetër B.S. dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vrasje në rrugën Prishtinë-Ferizaj, policia jep detajet

“Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se më 6 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version