Site icon Telegrafi

Vrasja në Kolovicë, caktohet masa e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit

Foto: Arkiv

Një vrasje e rëndë ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë, si pasojë e një konfrontimi me armë zjarri mes dy grupeve.

Nga konflikti mes dy grupeve të cilët kanë shtënë me armë zjarri, ka humbur jetën edhe një grua, e cila ishte kalimtare rasti.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda njofton se  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K, të cilët gjenden në arrati kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën Vrasje e rëndë.

Lexo po ashtu Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lidhur me konfliktin që ka ndodhur, policia është në kërkim edhe të katër personave./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version