Telegrafi

Vrasja në Kijevë të Malishevës, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë

Foto: Ilustrim

I dyshuari për vrasjen e një personi sot në Kijevë të Malishevës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur Hekuran Batusha nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, i cili ka thënë se masa e ndalimit të dyshuarit i është caktuar me vendim të prokurorit kujdestar.

Sipas Batushës, Prokuroria Themelore në Gjakovë brenda afatit ligjor do të parashtrojë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, transmeton KP.

Lexo po ashtu Vritet një person në Kijevë të Malishevës, arrestohet i dyshuari  

Ndryshe, paraditen e sotme një person është vrarë në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.

Rastin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.   /Telegrafi/