Site icon Telegrafi

Vrasja në Istog, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur kërkesën në Gjykatën  Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B., për shkak së i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasje”.

Prokuroria Themelore  e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, K.B., në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak së me datën 12 shtator të viti 2018, në fshatin Istog i poshtëm, Komunë e Istogut, dyshohet së në oborrin e tij ka privuar nga jeta të ndjerin A.D.

I pandehuri K.B. të martën pas bastisjes së shtëpisë së tij është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version