Site icon Telegrafi

Vrasja në “Bon Vivant”, lirohen nga paraburgimi dy nga të dyshuarit

Dy nga të dyshuarit për vrasjen që ndodhi më 4 gusht në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë, janë liruar nga masa e paraburgimit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Me kërkesë të Prokurorisë, janë liruar nga masa e paraburgimit dy të dyshuarit, pasi kanë pushuar kushtet për vazhdimin e kësaj mase”, ka thënë Gashi.

Lexo po ashtu Gjithçka që dihet dhe u tha për konfliktin e armatosur në "Bon Vivant"

Para se të viheshin në përdorim armët e zjarrit, me 4 gusht në “Bon Vivant” kishte pasur përleshje mes dy grupeve që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit me inicialet K.R, ndërsa të plagosur mbetën gjashtë të tjerë. Po ashtu, 13 persona, përfshirë klientë të lokalit, pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.

Lexo po ashtu Gjykata e Apelit lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen në “Bon Vivant”

I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati. I njëjti kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të gjithë personat e përfshirë në këtë vrasje kanë të kaluar kriminale.

Rasti në “Bon Vivant” është cilësuar nga autoritetet si ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’./Telegrafi/

Exit mobile version