Veç personave që u gjetën në vendngjarje u shoqëruan dhe një numër i madh kontigjentesh me tendencë për kryerjen e ngjarjeve të tilla kriminale si të dyshuar për grabitjen me pasojë vrasje, raportoi Klan.
Rrapo Sinanaj, mbeti i vdekur në vend si pasojë e tre të shtënave me pistoletë, në ambientet e argjendarisë. Sipas skemës së krimit të ngritur nga policia, autori I cili ka patur si maskë një shall që I mbulonte gjysmën e fytyrës, është konfrontuar me 62-vjeçarin Sinanaj, në momentin që ky I fundit ka tentuar të shtypë butonin e alarmit.
Nga fiksimi i vendit të ngjarjes dyshohet se mes 62-vjeçarit dhe autorit ka patur fillimisht konfrontim fizik. Grabitësit ndoshta i është zbuluar fytyra gjatë kësaj përleshjeje dhe ka qëlluar plot 3 herë me pistoletën që mbante në dorë duke e lënë të vrarë Sinanajn.
Mungesa e filmimeve të kamerës së sigurisë e cila rastësisht kishte qenë jashtë funksionit ka bërë që hetuesit të mos kenë të fiksuar skemën e vrasjes. Nga dëshmitë e personave që kanë parë lëvizjet para dhe pas krimit, autori mësohet të jetë në moshë të re dhe me trup të imët. Ngritja e profilit të autorit ka bërë që hetuesit të kenë dyshime të arsyeshme që ai të jetë përdorues droge./Telegrafi/