Site icon Telegrafi

Vrasja horror në Durrës: Ia çajnë kokën në dysh, dyshohen familjarët

Mirosh Djaloshi për 17 vite rresht ka qenë kryeplaku i fshatit Shkallë, në Manzë, ndërsa dje është gjetur i vrarë në oborrin e banesës së tij.

Sipas Policisë dhe dëshmitarëve, atij ia kishin çarë kokën më dysh me mjete të forta. Trupi i pajetë u gjet nga familjarët e tij.

Sipas hetuesve të çështjes, viktima njihej si person i alkoolizuar, ndërsa mund të jetë vrarë pas një konflikti me persona të tjerë. Por, Policia nuk përjashton mundësinë e një krimi brenda familjes, ndaj janë shoqëruar në polici të gjithë të afërmit, të cilët janë marrë në pyetje për orë të tëra. Këta të fundit kanë deklaruar se Djaloshi nuk kishte konflikte me askënd.

Sipas burimeve të mësipërme, ka qenë djali 25-vjeçar që ka gjetur të atin të vrarë rreth 50 metra larg banesës. I riu ka pohuar se babanë e ka gjetur me një sfurk në dorë, ndaj dyshohet që viktima mund ta ketë përdorur për t’u vetëmbrojtur.

Exit mobile version