Telegrafi

Vrasja e XxxTentacion shfaqet me video në seancën gjyqësore

Vrasja e reperit XxxTentacion ishte kapur nga kamerat e sigurisë.

Pamjet nga këto kamera u shfaqën për herë të parë në një seancë gjyqësore në Broward County, të Florias.

Të enjtën pamjet shokukese u shfaqën edhe në një prej stacioneve lokale të lajmeve, ku dy meshkuj shihet se si ndjekin reperin duke hyrë në një dyqan në Derrfield.

BMW i tij i8 ndalet nga dy të dyshuarit, Michael Boatwrith dhe Trayvon Neësome, të cilët nxjerrin armët dhe tentojnë t’ia plaçkisin çantën Louis Vuitton.

Reperi vuajti me vrassit të cilët urdhëruan që ai të largojë edhe qaforen e arit, para se ta vrisnin në fund.

Një prej të dyshuarve hyri në anën e pasagjerit në veturën e tij para se të largohej nga skena e krimit.

Ata morën çantën e reperit dhe 50 mijë dollarë “kesh”.

Prokurorët kanë transmetuar pamjet gjatë seancës për Robert Allen, një prej të katër të dyshuarve për këtë varsje. Allen do të mbetet në burg pasi gjykatësi hodhi poshtë kërkesën e tij për mbrojtje në liri. AI përbalet me disa akuza dhe vrasje të shkallës së parë.

Allen, bashkë me Boatright, Newsome dhe Dedrick Williams, u arrestuan në korrik, një muaj pasi XxxTentacion ishte vrarë. Ai ishte vetëm 20 vjeç. /Telegrafi/