Site icon Telegrafi

Vrasja e vëllezërve Haxhia, dënohet me 25 vite burg Klevis Alla

Klevis Alla është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia. Altin Ndoci i cili gjithashtu po gjykohej për këtë çështje mori pafajësi.

Vëllezërit Hazhia u vranë më 27 prill 2020, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf”, ku u gjetën të pajetë brenda mjetit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version