Një e dyshuar femër është arrestuar në Malajzi në lidhje me vdekjen e gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Policia lokale thonë se gruaja e dyshuar është arrestuar në aeroportin e kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur, ku thuhet se Kim Jong-nam ishte cak i një helmimi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një grua, e cila dispononte dokumente vietnameze të udhëtimit.
Policia e Malajzisë thonë gjithashtu se janë në kërkim të “të dyshuarve tjerë”.
Bëhet e ditur se e arrestuara e dyshuar, e cila ishte e vetme, ishte identifikuar nga kamerat e sigurisë së marra nga aeroporti.
Ajo është identifikuar si Doan Thi Huong, 28.
Mediat e Koresë Jugore kanë raportuar se dy gra, të cilat thuhet të jenë dy agjente të Koresë së Veriut, kanë qenë të përfshira në helmimin e Kim Jong-nam.
Gjithashtu ato kanë treguar edhe disa pamje, ku njëra e dyshuar shihet me një bluzë të bardhë. /Telegrafi