Tre persona raportohet se kanë mbetur të vdekur nga një atentat që ndodhi sot në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Siç raportojnë mediat lokale ndaj veturës ku ishin tre viktimat janë shkrepur 50 plumba.
Njëri nga viktimat është identifikuar si Diklen Vata, i cili thuhet se ka qenë i arrestuar në vitin 2017 për drogë.
Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është zbuluar ende.
Viktimat të moshës 30-35 vjeç thuhet se ishin dërguar fillimisht në spital, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve. /Telegrafi/