Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar sot pas rastit tragjik të së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona në autobus, në mesin e të cilëve dy nxënës.
Borrell në një postim në Twitter shkruan se bashkëndjen me familjet e viktimave, ndërsa ka thënë se përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.
“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Bashkëndjej me familjet e viktimave tyre, ndërsa përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.
Jam bashkë me qytetarët e Kosovës në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Borrell. /Telegrafi/
Horrified by the terrible attack in Gjakovë. My heart goes to the victims & their families. Those responsible must be found and brought to justice for this heinous crime.
I stand with all Kosovars in these painful moments. We will continue working for reconciliation in the WBs.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 27, 2021