Site icon Telegrafi

Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, publikohet momenti kur autorët hedhin sendet e saj në plehra

Mediat greke kanë publikuar një video, ku shihen dy autorët e arrestuar për vrasjen e 41 vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik.

Videoja tregon partnerin 39-vjeçar të shqiptares shtatzënë dhe bashkëpunëtorin e tij duke hedhur sendet e saj personal në koshin e plehrave pas vrasjes.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin rreth orës 12.15 të mesnatës, ku ata shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja.

Teksa vëzhgojnë me kujdes rrugën, ata hedhin qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.

Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa probleme dhe me ritme të shpejta.

Exit mobile version