Site icon Telegrafi

Vrasja e Santiago Malkos, Prokuroria kërkon 32 vite burg për dy të pandehurit

Prokuroia e Posaçme SPAK ka kërkuar 32 vite burg për dy të pandehurit në procesin për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Konkretisht u kërkua 25 vite burg për Ilir Selmanin, ndërsa me 7 vite për Elvis Gaçajn. Ndaj Gaçajt janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Ndërsa Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish efektivit.

Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta. Ndërkohë një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj katër personave të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version