Njëri nga dy personat e shoqëruar nga policia ditën e djeshme në kuadër të hetimeve për vrasjen e rojes së Top Channel është dhe ish-dhëndri i viktimës.
Klan News raporton se është shoqëruar Roberto Papçi. Ky i fundit, i pyetur nga hetuesit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
Bashkë me të i shoqëruar është edhe shoku i tij A.Tonaj. Të dy kanë mohuar përfshirjen në ngjarjen e rëndë të një dite më parë.
Të dy u ndaluan dje në Vlorë dhe më pas u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.
Nga breshëria e armëve në godinën e Top Channel mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60 vjeç.