Site icon Telegrafi

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Reparti Special “RENEA”, ka rrethuar fshatin Baltëz në Fier, ku u qëllua për vdekje me armë zjarri efektivi i forcave “Shqiponjat”, 28-vjeçari, Novruz Cenalia.

Forcat speciale, si dhe një numër i lartë efektivësh të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që polici pati me autorin, e identifikuar si Asllan Mernica.

Lexo po ashtu Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"

Në momentin e ngjarjes polici ishte jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë policie, duke shkuar për të marrrë turnin.

Pas debatit që polici pati me autorin, ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ai dyshohet se autori është larguar me shpejtësi me një automjet ngjyrë blu.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. /Telegrafi/

Exit mobile version