Telegrafi

Vrasja e policëve në Dallas: Kapet momenti i shkëmbimit të zjarrit (Video,+18)

Është publikuar një video në të cilën shihet duke u qëlluar një individ, i cili supozohet të jetë një polic, gjatë incidentit në Dallas.

Videoja tregon shkëmbimin e zjarrit ndërmjet personit të armatosur dhe policit dhe pastaj ecjen e tij nga prapa policit dhe qëllimin e tij me armë, transmeton Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=58&v=-23nlUpUte0

Deri më tani thuhet se nuk ka njoftime të sakta rreth gjendjes së policit të qëlluar me armë.

Një video tjetër, tregon momentin kur policia merren me të dyshuarin.

Katër oficerë u vranë dhe 11 u plagosën, kur dy të dyshuarit, snajperë, sulmuan në protestën paqësore në qendër të Dallasit.

Njerëzit ishin mbledhur për të marshuar në mbështetje të lëvizjes “Vlen dhe jeta e njerëzve me ngjyrë” pas vrasjeve të fundit të dy afro-amerikanëve, ku ishin përfshirë oficerë policie.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit kishin thënë se po planifikonin gjithashtu që të vendosnin edhe eksplozivë në zonën qendër të Dallasit, përcjell Telegrafi.

Po sipas autoriteteve, të dy të dyshuarit në vrasjen në Dallas janë tashmë në paraburgim. /Telegrafi/