Site icon Telegrafi

Vrasja e pesë të dyshuarve për sulm terrorist në Spanjë, publikohen pamjet e aksionit të policisë – të shtëna armësh gjithandej (Video)

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, thuhet se tregojnë momentin kur policia katalonase kryenin një operacion antiterror në qytetin bregdetar të Cambrils, rreth 100 km nga Barcelona.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pesë të dyshuar u vranë, ndërsa gjashtë civilë dhe një oficer i policisë u plagosën.

Lexo po ashtu Ajo kishte humbur e tëra nga tmerri që pa nga sulmi me furgon në Barcelonë, iu desh policit të qetësonte fëmijën e saj (Video)

Një aksion i tillë ndodhi vetëm pak orë pasi një shofer i furgonit la 13 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur rreth 70 milje larg nga Barcelona.

Lexo po ashtu “Furgoni nuk u ngadalësua aspak”: Dëshmitarët okularë rrëfejnë tmerrin e sulmit në Barcelonë (Foto/Video)

Hetuesit kanë thënë se po punojnë në teorinë nëse sulmet në Cambrils dhe Barcelonë, si dhe një shpërthim në qytetin Alcanar të mërkurën, janë të lidhura.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar gjithashtu se rripat eksploziv të veshur nga sulmuesit e vrarë nga policia në Cambrils ishin të rremë. /Telegrafi/

Exit mobile version