Site icon Telegrafi

Vrasja e Nikolla Sazdovskit, sot pritet të dëshmojë dëshmitari kyç

Për vdekjen e të riut Nikolla Sazdovski, pas dëshmisë kyçe që do të jepet sot dhe pas rezultateve nga obduksioni, pritet që Prokuroria të nis hetimet dhe të rikualifikojë veprën.

Sot në Prokurorinë Themelore Publike pritet të dëshmojë dëshmitar kyç (e dashura e Sazdovskit), që ka qenë e pranishme më 29 qershor, kur është sulmuar Nikolla Sazdovski (21), i cili dje ndërroi jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kualifikimi i veprës që bëhet fillimisht nga MPB, nuk është i detyrueshëm për Prokurorinë. Policia ndjek kryerësit, por hetimet udhëheq Prokuroria. Pas mbledhjes së dëshmive materiale dhe pas dëshmisë që do të jep dëshmitari kyç, si dhe pas rezultateve nga obduksioni, Prokuroria do të sjell vendim dhe me siguri do të nis hetime për vepër tjetër penale”, thonë për Deutche Welle nga PTHP.

Përndryshe, lëndimet që mori Sazdovski për dhjetë ditë e lanë në koma, ndërsa gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë, kurse policia vendosi që tre persona t’i padisë për veprën “dhunë”, prej të cilëve dy u arrestuan ndërsa i treti është në arrati./Telegrafi/

Exit mobile version