Forcat speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës në zonën e Zall Mnerit në Kamëz më 24 janar.
Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit.
Burime bëjnë me dije se nga kontrollet e kryera nuk është gjetur ende asnjë gjurmë e Lamit apo diçka tjetër e dyshimtë që mund të lidhet si provë për vrasjen e Lulzim Vishës.
Lidhur me këtë rast, më parë janë ushtruar kontrolle edhe në 10 banesa të personave të afërm të Ervis Lamit, të cilat kanë qenë po ashtu pa rezultat.