Site icon Telegrafi

Vrasja e Lirie Qerimajt në Skenderaj, Prokuroria e Mitrovicës inicion procedurë disiplinore ndaj prokurores

Fshati Llaushë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë të ditur se  ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores S.K lidhur me rastin e viktimës Lirie Qemiraj nga Llausha e Skenderajt.

Kështu është bërë e ditur nga Prokuroria e Mitrovicës përmes një njoftimi për media.

“Pas kërkesës së Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës dhe konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores S.K., lidhur me rastin e viktimës L.Q nga Llausha e Skenderajt”, thuhet në njoftim.

48-vjeçarja Lirije Qerimaj u vra të mërkurën në Llaushë të Skenderajt nga bashkëshorti i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version