Site icon Telegrafi

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Sot pritet të nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet shqyrtimi fillestar.

Për këtë rast të akuzuar janë bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.

Tashmë në gjykatë kanë arritur të akuzuarit nën masa të rrepta të sigurisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj katër të akuzuarve.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version