Klaudio Prendi, i cili u vra me silenciator, dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro, shkruan A2 CNN. Madje, ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet, duke u konfliktuar me grushte me persona të tjerë.
Ndërkohë, arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.
Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi, në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo derisa të përfundonte në atentat.
Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze. /Telegrafi/