Site icon Telegrafi

Vrasja e Khashoggit, Princi saudit tha se gazetari ishte një islamik i rrezikshëm – gjatë një telefonate me Shtëpinë e Bardhë

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, e ka përshkruar gazetarin tanimë të vrarë Jamal Khashoggi si një islamist të rrezikshëm pas zhdukjes së tij, gjatë një telefonate me dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe këshilltarin e sigurimit kombëtar John Bolton, sipas njerëzve të njohur me këtë diskutim.

Siç shkruan The Washington Post, përcjell Telegrafi, në telefonatën e cila ndodhi para se mbretëria të pranonte publikisht vdekjen e Khashoggi, princi i kurorës i kërkoi Kushnerit dhe Boltonit të ruajnë aleancën SHBA-Saudite dhe tha se gazetari ishte anëtar i Vëllazërisë Myslimane, një grup që u kundërshtua nga Bolton dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të Trump.

Lexo po ashtu Vrasja e Khashoggit, një mik i tij thotë se gazetari “do të publikonte dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga Arabia Saudite” (Foto/Video)

Përpjekja për të kritikuar Khashoggi në qëndrime private është në kundërshtim me deklaratat e mëvonshme publike të qeverisë saudite duke e dënuar vdekjen e tij si një “gabim i tmerrshëm” dhe “tragjedi e tmerrshme”.

“Incidenti që ndodhi është shumë i dhimbshëm, për të gjithë sauditët”, tha Mohammed, udhëheqësi de facto i mbretërisë, gjatë një panel diskutimi javën e kaluar. “Incidenti nuk është i justifikueshëm”.

Lexo po ashtu Mohammad bin Salman: Ana e errët e princit të kurorës së Arabisë Saudite

Ndërsa ambasadori saudit në Shtetet e Bashkuara, Khalid bin Salman, e përshkroi Khashoggin muajin e kaluar si një “mik” i cili i kushtoi “një pjesë të madhe të jetës së tij për t’i shërbyer vendit të tij”.

Në një deklaratë të lëshuar, familja e Khashoggit e quajti karakterizimin e kolumnistit si një islamik të rrezikshëm të pasaktë.

“Jamal Khashoggi nuk ishte anëtar i Vëllazërisë Myslimane. Ai i mohoi këto pretendime në mënyrë të përsëritur gjatë disa viteve të fundit”, tha familja. “Jamal Khashoggi nuk ishte një person i rrezikshëm në asnjë mënyrë të mundshme. Të pretendosh ndryshe do të ishte qesharake”.

Gjithsesi, një person i njohur me diskutimin tha se Bolton nuk dha sinjale se ai mbështeti karakterizimin e princit të kurorës për Khashoggi gjatë telefonatës.

Lexo po ashtu Mediat turke publikojnë pamjet, pretendojnë se shihet zinxhiri i ngjarjeve në ditën e rrëmbimit të gazetarit saudit (Video)

Megjithatë, një zyrtar saudit mohoi të mërkurën se princi i kurorës i bëri këto akuza, duke thënë se “herë pas here ekzistojnë thirrje rutinë” midis udhëheqësit të ri dhe zyrtarëve të lartë të SHBA-së, por që “asnjë koment i tillë nuk u përcoll”.

Arabia Saudite është përballur me kritika rreth zhdukjes së Khashoggit më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Mbretëria fillimisht tha se Khashoggi doli jashtë konsullatës i palënduar, por më pas tha se agjentët sauditë e kishin vrarë aksidentalisht atë në një grindje, dhe kohët e fundit njoftoi se kishte prova se vrasja e tij ishte “e paramenduar”. /Telegrafi/

Exit mobile version