Vrasja e deputetes laburiste pro qëndrimit në BE, Jo Cox, ka ndalur kohën për fushatën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, apo Brexit, deklaroi sot lideri i Partisë antievropiane UKIP, Nigel Farage.
”Ne e kishim në dorë momentin derisa ndodhi kjo tragjedi. Vrasja pati ndikim në të gjithë fushatën”, deklaroi Farage, i pyetur nga televizioni ITV.
”Megjithatë, kam besim se njerëzit që kanë vendosur të votojnë për Brexit do ta bëjnë atë të enjten, pasi ata kërkojnë që në vendin e tyre të kthehet siguria”, theksoi ai.