Një kamion ka përplasur këmbësorët në Jeruzalem, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur më shumë se 15 të tjerë, njoftuan mediat izraelite.
Shoferi i kamionit u qëllua për vdekje nga Policia. Incidenti besohet të jetë një sulm i qëllimshëm.
Policia ka shkruar në Twitter se shoferi i kamionit kishte në shënjestër një grup ushtarësh izraelitë të cilët sapo kishin zbritur nga një autobus.
Ngjarja ka ndodhur në një shëtitore të populluar me pamje nga Qyteti i Vjetër i Jerusalemit.
Një video e momentit të krimit, tregon skenën e ngjarjes.
Kryeministri i Izaelit, Benjamin Netayahu ka deklaruar se agresori është një mbështetës i ISIS-it, por nuk dha detaje të tjera.
Gjithashtu ai foli për lidhje mes sulmit në Jerusalem dhe atyre të fundit në Gjermani dhe Francë. /Panorama/